Një aksident është regjistruar ditën e sotme (5 janar) në dalje të qytetit të Beratit,në Kombinat. Një mjet,tip Ford,me targa AA 423 DO, në tentativë për tu futur drejt rrugës së burgut ka përplasur një motoçiketë,që qarkullonte pa targa dhe pa letra në rrugë.
Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës,46-vjeçari Arben Sadushi,i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët konfirmojnë se, 46-vjeçari Sadushi ka pësuar shembje në të gjithë trupin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të Policisë Rrugore,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit. Sipas ekspertëve,edhe drejtuesi i automjetit Ford por edhe drejtuesi i motorit janë në faj.
Ekspertët deklarojnë se,drejtuesi i motorit ishte duke qarkulluar në rrugë pa patentë,ndërkohë që edhe motori ishte pa letra. Po kështu,edhe drejtuesi i mjetit tip Ford,25-vjeçari Sajmono Çizmja,është kthyer gabim në një rrugë që nuk ka as sinjalistikën përkatëse për kthimin e automjeteve.
Policia po vijon hetimet në vendin e aksidentit,ndërkohë që ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë 25-vjeçarin Saimono Çizmja.
