Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Disa foto të ardhura pranë redaksisë së “NewsBomb” tregojnë qartë se një prej drejtuesve të mjetit është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina.
Nga informacionet paraprake mësohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin të tipit “Audi” që i përket ish-konkurrentit të “Përputhen” Atdheut. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

