Categories Lajme

Aksident në hyrje të Kuçovës, motori përfundon poshtë autobusit, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Dimal-Kuçovë, rreth tre kilometra në hyrje të Kuçovës. Një motor me targa AS 085 është përplasur me një autobus, me targa AA 359 AZ dhe motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.

Mësohet se autobusi vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, ndërkohë që motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte në të kundërt.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Esjan Llozgari, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME