Dy automjete u përplasën mes tyre në kryqëzimin e Buçimasit në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha te mjetet e përfshira në aksident.Nuk ka raportime për të plagosur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

