Aksident ne Rradhime te Vlores. Makina del nga rruga. Dy persona ne gjendje të rëndë janë dërguar në spital. Fordi ka dalë nga rruga me targa AA581GV . Në vendngjarje ndodhet policia. Automjeti është përplasur edhe me një shtyllë ne ane të rrugës. Eshtë dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Automjeti sipas policisë vinte nga Vlora në drejtim te Rradhimes. Drejtuesi i mjetit sipas bluve ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga
Një aksident i fortë ka ndodhur mesditë e së mërkurës në Radhimë të Vlorës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Aksionistja” ku si pasojë e përplasjes së fortë dy djemtë (rreth 30 vjeç) fillimisht mbetën të bllokuar në automjet. Menjëherë mbërriti zjarrfikësja e cila ndihmoi për të nxjerrë të lënduarit të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Një prej dy të rinjve raportohet se në gjendje kritike për jetën. Ariz Canaj është një prej të rinjve në spital i cili ka marr dëmtime të rënda në trup. I plagosuri gjendjet nën kujdesin e mjekëve.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 23.02.2022, në aksin rrugor Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
