Categories Lajme

Aksidenti i rëndë Levan-Tepelenë, si paraqitet gjendja e të plagosurve

Dalin detaje të reja nga gjendja e të plagosurve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një prej tyre paraqitet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 4 të tjerët e kanë kaluar rrezikun.

Jorgji Meraj është në gjendje të rëndë për jetën dhe është transferuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Haxhi Lamaj dhe Agron  Cecollari ndodhen në spitalin e Fierit në reanimacion po jashtë rrezikut për jetën. Sokol  Dhima ka dalë nga spitali, ndërsa Mënyr Lamaj ndodhet i shtruar në pavion, po ashtu jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se dy viktimat e këtij aksidenti të rëndë u identifikuan si Durim Lamaj, Fetah Shanaj.

Në aksident u përfshinë disa mjete, fillimisht një motor ishte përplasur nga një makinë, dhe më pas autobusi ishte ndalur për të dhënë ndihmën e parë. Pasagjerët që kishin zbritur u morën përpara nga një mjet që parakaloi në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar dhe bilancin tragjik.

Ndërkohë nga policia është ndaluar shoferi i mjetit që ka përplasur pasagjerët që kishin zbritur nga autobusi.

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin makinat si edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME