Categories Bota, Lajme

SHBA-ja premton se nuk ikën nga Siria pa garancinë turke për kurdët

John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, tha të dielën se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane. Bolton, gjatë një vizite në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se nuk ka afat për tërheqjen e trupave por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar. Komentet e Boltonit ishin konfirmimi i parë publik se procesi i tërheqjes është ngadalësuar që nga sinjalet e para se do të bëhej brenda 30 ditësh.

Këshilltari Bolton tha Trumpi “do që kalifati i ISIS-it të shkatërrohet”, duke iu referuar Shtetit Islamik që në të kaluarën e kishte konsideruar Raqqa-n në Sirinë Veriore, kryeqytetin e territorit të vet fetar në Siri dhe Irak.Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se “afati varet nga diskutimet e politikave që duhet të zbatojmë”.

Më 19 dhjetor, Presidenti Trump shpërfilli sugjerimet e zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe befasoi aleatët kur deklaroi se po i tërhiqte trupat amerikane nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore dhe kundër Shtetit Islamik dhe pozicioneve siriane dhe kanë shërbyer si këshilltarë të luftëtarëve kurdë.Njoftimi i tij, ngjalli kundërshtime të shumta, përfshirë nga ligjvënës republikanë. Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqjen në shenjë proteste.VoA. (b.an)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME