Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në Gjermani / Flet daja i të plagosurit: Dy prej 4 viktimave janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka

Nje aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani ku kanë humbur jetën 3 shqiptarë dhe një tjetër ndodhet në gjendje kome.

Daja i personit që mbeti i plagosur ka zbuluar detaje rreth viktimave.

Luan Cemenja ka treguar se i plagosur ka mbetur nipi i tij Alfred Dija dhe 2 prej 4 viktimave janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka.

Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.

Luan Cemenja: Quhet Alfred Dija nga Mati. Është ende në gjendje kome. Parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani. Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi.

Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike. Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME