Categories Lajme

Egjipti hap pikën kufitare që e lidh me Gazën, dhjetëra palestinezë kalojnë kufirin

Dhjetëra persona kanë hyrë në pikëkalimin kufitar Rafah, që lidh Gazën me Egjiptin. Kjo duket se është hera e parë që qytetarët që kanë pasaporta të huaja janë lejuar që të largohen nga territori i rrethuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, pasi grupi militant palestinez kreu sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Në javën e fundit, qindra persona u mblodhën në këtë pikëkalim, por nuk u lejuan që të kalonin për shkak të mospajtimeve mes Egjiptit, Izraelit dhe Hamasit. Askush nuk është lejuar që të largohet nga Gaza, përveç katër pengjeve të liruara nga Hamasi. Edhe një peng u shpëtua nga forcat izraelite më herët gjatë kësaj jave.

Media shtetërore egjiptiane raportoi se mbi 80 palestinezë të plagosur do të shkojnë nga Gaza në Egjipt të mërkurën për trajtim mjekësor. Autoambulancat janë parë duke hyrë në pikëkalimin kufitar në Rafah nga ana egjiptiane, ndërkaq spitale fushore janë ngritur në qytetin e afërt kufitar Sheik Zuveid.

Autoritetet kufitare palestineze thanë se mbi 400 posedues të pasaportave të huaja do të lejohen që të largohen nga Gaza më 1 nëntor. Egjipti ka thënë se nuk do të pranojë një fluks refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli nuk do të lejojë që ata të kthehen në Gazë pasi të përfundojë lufta.

Gaza është rrethuar që nga nisja e luftës, duke bërë që furnizimet me ushqim, ujë, ilaçe dhe karburante të jenë të pakta. Izraeli ka lejuar grupet ndërkombëtare të ndihmës të dërgojnë mbi 200 kamionë me ndihmë humanitare gjatë dhjetë ditëve të fundit, por punëtorët e ndihmës kanë thënë se kjo sasi është e pamjaftueshme.

Mbi 8500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Mbi 1400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët, po ashtu, kanë rrëmbyer afër 240 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME