Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lungomare, pranë rrotës panoramike ku një automjet tip ‘Mercedez Benz’ ka përplasur një vajzë të mitur.
E mitura është transportuar menjëherë në spital pasi mori ndihmën e parë. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
