Categories Lajme

Aksidenti në autostradë, Policia jep detaje tronditëse: E reja nuk identifikohet për shkak të…

Vetëm disa minuta pas aksidentit të ndodhur në autostradën Tiranë-Vorë, ku humbi jetën një person ndërsa drejtuesi i mjetit me të cilin udhëtonin është në gjendje të rëndë, Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen.

Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një furgon mallrash ndaj të cilit drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me borduren e rrugës.

Ndërkohë, po sipas bluve, drejtuesi i mjetit është shtetasi me inicialet A.K., 28-vjeç ndërsa pasagjerja e cila edhe ka ndërruar jetë, nuk është identifikuar dot për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME