Categories Sport

Shahisti i njohur zihet duke mashtruar në tualet gjatë turneut

Një yll shahu besohet se është kapur duke mashtruar në tualet gjatë zhvillimit të një turneu në Francë. Ai është fotografuar duke e shikuar telefonin në tualet, duke i konfirmuar në një mënyrë spekulimet e shumta për ngritjen e tij të dyshimtë në këtë sport.Shahisti 58-vjeçar çeko-leton, Igors Rausis, u përjashtua nga turneu pasi u publikua një fotografi ku ai shihet në tualet duke e shikuar një material në telefon gjatë pushimit të turneut që po mbahet në Strasburg.“Igor Rausis është zënë duke mashtruar në një turne në Strasburg”, tha kryetari i Federatës Botërore të Shahut, Emil Sutovsky, duke shtuar se ai është suspenduar për një kohë të gjatë nga të gjitha garat.Përdorimi i telefonave është i ndaluar në turne të shahut, sepse disa softuerë mund të përdoren nga lojtarët për të fituar avantazhe. Madje, shahistët që marrin pjesë në disa turne shahu duhet t’iu nënshtrohen kontrollit për prani të metalit kudo në rroba.“Është e pamundur që mashtrimet të zhduken tërësisht, por rreziku për t’u kapur është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe ndëshkimet do të jenë edhe më të rënda”, shkroi Sutovsky në rrjetin social, Facebook.Ky shahist kishte shënuar rezultate të jashtëzakonshme për moshën e tij. Niveli i tij zyrtar nga Federata Botërore e Shahut ishte rritur nga 2500 deri 2700, duke ngjallur dyshime për mashtrim, shkruan “New York Post”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME