Categories Lajme

Aksidenti në Gjirokastër, makina goditi shtyllën elektrike. Policia jep detajet

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth një ngjarje të ndodhur para disa ditësh. Në njoftim bën me dije se në datë 20.01.2022, rreth orës 21:40, është marrë njoftim nga shërbimet e policisë se në  lagjen “Puntore”, në  Gjirokastër, një automjet ka goditur një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore të planizuar në këtë zonë, të cilët kanë konstatuar se automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. M., i pajisur me leje drejtimi, kishte humbur kontrollin e automjetit kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë elektrike, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti është në pronësi të shtetases V. Ç.

Gjatë kontrollit rezultoi se shoferi nuk ishte i dehur.

“Në fund të veprimeve të kryera u vendos masa administrartive me vlerë 2.000 lekë për shkelje të nenit 139 “Shpejtësia”, (pika 2  “Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme” dhe pika 10 “Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë”), të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME