Categories Lajme

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gramsh, në aksin Kabash-Poroçan, ku humbi jetën një grua me profesion infermiere, si dhe u plagosën rëndë një mësuese dhe shoferi i kamionit.

Shefi i zjarrfikësve  Gramsh, Ilir Llapushi ka folur sot në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1 me gazetarin Krist Martiro duke dhënë detaje për ngjarjen e rëndë.

Ai tha se zjarrfikësve iu është dashur të gërrmojnë për dy orë për të nxjerrë personat e mbetur brenda dhe të presin kamionin pasi kishin mbetur të bllokuar. Ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e infermieres që humbi jetën ai tha se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Një ngjarje shumë e rëndë për qytetin tonë. Mendoj që kamioni ka rrëshqitur, ka bërë një rrugë të shkurtër dhe ka rrëshqitur dhe nuk ka pasur mundësi ta drejtojë më kamionin. Mund të ketë dhe një këputje frenash, janë gjëra që i vërteton ekspertiza. Humbi jetën një nënë, një grua nga qyteti i Gramshit dhe unë gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve. Kur arritëm ta nxirrnim nga kamioni, jemi detyruar të gërmonim për rreth dy orë nga poshtë sepse pesha e kamionit ishte shumë e madhe dhe nuk na lejonte, kur e nxorëm ishte pa shenja jete. Mësuesen e nxorëm të parën, ajo u nis menjëherë drejt Tiranës dhe sipas informacioneve që kam është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu dhe shoferi është jashtë rrezikut për jetën, mund të ketë thyerje, por është jashtë rrezikut. Ishte një operacion jashtëzakonisht i vështirë sepse kishte rrëshqitur në një pjerrësi shumë të fortë pylli dhe ishte shumë e vështirë për të hyrë”, tregoi shefi i zjarrfikësve.

Sa i përket gjendjes së rrugëve ai tha se është brenda normave dhe e kalueshme dhe me mjete të vogla.

“Gjendja e rrugës është brenda normave, por me rënien shkurt ka bërë që të humbë kontrollin mbi kamionin sepse ishte një kamion shumë i madh me tre akse. Është një fatkeqësi shumë e madhe. Ato kanë autobusin e tyre me të cilin lëvizin, por me sa duket kanë mbaruar pak më herët dhe kanë gjetur këtë kamion të rastit.

Kemi një reagim shumë të shpejtë si nga zjarrfikësja, si urgjenca, si policia. Njoftimin e parë e mori urgjenca, ata na njoftuan ne për aksidentin dhe morëm të gjitha mjetet. Ikim gjithmonë zinxhir dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë”, tha Llapushi.

Ai tregoi dhe një detaj të rëndë nga ngjarja, kur infermieri i urgjencës shkoi në vend dhe mori vesh që brenda kamionit ishte dhe motra e tij mësuese.

“Shoferi i ambulancës së urgjencës që vajti i pari kishte motrën aty. Mësuesja ishte motra e tij. Ishte një moment shumë prekës, s’di si ta përshkruaj. Të marrë vëllai motrën, situata ishte e rëndë. Por diti ta menaxhojë situatën dhe ta dërgonte në spitalin e Traumës në Tiranë. Drejtuesin e kemi nxjerrë në gjendje më të mirë, përveç ndonjë thyerjeje që mund të ketë pasur nga këmbët. Kemi ndenjur shumë kohë dhe për të nxjerrë drejtuesin sepse ia kishte kapur kabina këmbët dhe ia kishte shtypur. Jemi detyruar të presim shumë pjesë të makinës, dyer, pjesë kabine për t’ia liruar këmbët. Kurse vajza, mësuesja ishte më rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën. Iu urojmë shërim të shpejtë të dyve.

Ajo rrugë është mirëmbajtur, por një pjesë e tyre janë të paasfaltuara. Asfalti mungon në Gramsh”, tha shefi i zjarrfikësve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME