Categories Lajme

Aksidenti në Kosmaç-Vau i Dejës/ 17-vjeçari humbi kontrollin dhe u përplas me murin, dy vëllezërit në spital

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mëngjesin e kësaj të diele, 5 tetor, lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”.

Sipas Policisë, 17-vjeçari duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor ‘Kosmaç – Vau i Dejës’, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.”, bëri me dije policia.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mitur i mjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, dhe vëllai i tij 23-vjeçar, F. G., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME