Categories Lajme

Aksidenti te “Shkalla e Tujanit”, Shuhet dhe nëna e shoferit

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit të ndodhur gjatë pasdites së djeshme në afërsi të ”Shkallës së Tujanit” në Tiranë. Mësohet se ka ndërruar jetë në spital, 73-vjeçarja Defa Kaloshi, e cila është nëna e drejtuesit të mjetit, i cili humbi kontrollin dhe për pasojë doli nga rruga. Në gjendje të rëndë për jetën është edhe pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet, ndërkohë që dje humbi jetën Hidër Daci, 68-vjeç, po ashtu pasagjer në makinë.

I vetmi që duket se nuk ka marrë plagë të rënda, që mund ti shkaktonin pasoja për jetën është drejtuesi i mjetit, i cili është shoqëruar nga Policia për të mësuar detaje rreth ngjarjes. Aksidenti ndodhi në një zonë e cila është kantier ndërtimi, në pikënisje të “Rrugës së Arbërit”, dhe duket se shpejtësia e lartë ka bërë që të shkaktohet kjo përplasje me pasoja të rënda për jetën e dy qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME