Categories Lajme

Aksidenti tragjik/ Shoferi dhe 3 viktimat u dogjën brenda në makinë. Viktimat, të moshës 20-25 vjeç! Betonieria me të cilën u përplas ‘Benzi’ ende…!

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, që ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës (19 Mars), ku humbën jetën 4 të rinj.

Sipas bluve, Benz-i ku udhëtonin 4 viktima është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë makina është përfshirë nga flakët dhe humbën jetën drejtuesi i Benz, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Ndërkohë unformat blu kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.

Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.

Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.

Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME