Categories Lajme

Aksidentohen dy makina në aksin Lezhë- Milot, njëri nga mjetet i përmbysur në rrugë, tjetri në kanal

Dy makina janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë- Milot. Informacionet e para kanë treguar se makinat janë shkatërruar totalisht në pjesën e përparme e për pasojë të shpejtësisë, njëra ka dalë nga rruga, tjetra është përmbysur.

Fatmirësisht nuk ka viktima dhe gjendja e personave në makinë është e mirë, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka treguar se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Spitenit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së kaluar, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz ” me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.  Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME