Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme.
E fejuara e Shkëlzen Berishës ka qenë duke udhëtuar me një Audi të Bardhë kur është përplasur me një kamion mallrash.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia rrugore ndodhet në vendngjarje duke hetuar shkaqet e aksidentit. Armina është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri, aktive në rrjete sociale dhe në botën e ekranit, ku së fundmi i është bashkuar një programi televiziv të quajtur “Goca dhe Gra”.
