Categories Lajme

Aksion në një lokal me lojëra fati, arrestohet një person, procedohen disa të tjerë! Nën hetim edhe një polic

Një aksion i Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Korçës është finalizuar me arrestimin e një personi dhe procedimin penal të më shumë se 15 të tjerëve.

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara për një lokal të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe veprimtari të paligjshme bixhozi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konstatuar gjithashtu praninë e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bulgarec, ku u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, shuma parash, dhjetëra telefona celularë si edhe një automjet.

Aksion në një lokal me lojëra fati, arrestohet një person,

Në pranga ka rënë pronari i lokalit, shtetasi me iniciale A. R., 57 vjeç, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave, mësohet se në lokal ka qenë i pranishëm edhe një punonjës policie, me iniciale D. L.,i cili është proceduar për “shpërdorim detyre” dhe po ashtu ka nisur hetimi disiplinor.

Njoftimi i policisë

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”.

Vihet në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.

Procedohen penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Procedohet penalisht dhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

Sekuestrohen kokainë, vlera monetare, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit:
R. K., banues në Korçë;
F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë;
H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Aksion në një lokal me lojëra fati, arrestohet një person,Aksion në një lokal me lojëra fati, arrestohet një person,

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME