Categories Lajme

Aksion nga policia e Tiranës, 1 në pranga, 2 në kërkim

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për disa vjedhje që kanë ndodhur në Tiranë. Policia ka arrestuar shtetasin K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Valias. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.

Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas. Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Sekuestrohen 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të ndryshme të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Përsëritësit” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasi:

– K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Valias.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 10.01.2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;

* Më datë 01.02.2022, në rrugën “Berisha” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;

* Më datë 03.02.2022, në rrugën “Demokracia” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;

* Më datë 04.02.2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME