Categories Lajme

Si e kaloi natën e parë në qeli Saimir Tahiri/ Izolohet veçmas në qeli për shkaqe sigurie, i ka të ndaluara takimet me familjarët

Ish-ministri Saimir Tahiri e ka kaluar mbrëmjen e parë në qeli në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme, pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të zhvillojë një mbledhje, ku dhe do të përcaktohet institucioni ku Tahiri do të vuajë dënimin. Apeli i Posaçëm tha dje në vendimin për Tahirin, se ish-ministri mund ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gazetari i Fax News Elvis Myrta raporton se Tahirit i është lejuar që të marrë me vete rrobat e tij, dhe paketat e cigareve, ndërkohë që është ndaluar çdo send tjetër personal. Në paraburgim nuk lejohen takimet me familjarët, dhe i vetmi që pritet të kentë një takim me Tahirin gjatë ditës së sotme është avokati mbrojtës Maks Haxhia.

Mësohet se për kushte sigurie Tahiri është lënë i vetëm në qeli, për shkak se shumë prej të burgosurve të tjerë, janë arrestuar gjatë kohës kur ai ka qenë ministër.

Janë 6 qeli në burgun 313 që shërbejnë si dhoma teke, ku mund të bëhet edhe izolimi i ish-ministrit Tahiri.

Dhoma ku është izoluar Tahiri nuk ka as televizor dhe as frigoriger, pasi është dhomë observimi me afat 10 ditor. Ato mund të merren nga i dënuari pas 10 ditësh, përmes familjarëve të tij.

Në dhomën ku ndodhet Tahiri ka një krevat, komodinë, dhe tualet brenda dhomës. Kujtojmë se Tahiri e quajti të padrejtë vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin e tij me burg, ndërsa avokati Maks Haxhia u shpreh se kjo ishte një njollosje për imazhin e ish-ministrit.Fax News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME