Categories Lajme

Aksion si në filma në Mat, policia i rrethon banesën të riut me rrezikshmëri të lartë, ai fshihet në tavan

Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia e Dibrës, pasi akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 23-vjecari, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”, u kap në kuadër të operacionit policor “Stadiumi”.

Shërbimet e Komisatiatit të Policisë Mat, pas një muaji hetimesh proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në një konflikt me armë.

Mbi bazën e hetimeve dhe informacioneve të marra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë lokalizimin e vendodhjes së autorit M. H., 23 vjeç, banues në Burrel dhe në kuadër të operacionit policor “Stadiumi” u bë kapja e tij, i cili kur ka parë që Policia kishte rrethuar banesën e tij është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.

Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME