Categories Lajme

Aksioni policor shtrihet edhe në Vlorë, të kërkuarit nuk gjenden në banesa, ende asnjë i arrestuar

SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe po zhvillohen aksione në qytete të ndryshme të vendit për kapjen e personave në kërkim. Sa i takon qytetit të Vlorës, kontrollet kanë nisur që prej orës 04:00 të mëngjesit dhe janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë.

Deri më tani mësohet se janë kontrolluar dy banesa, por nuk janë gjetur personat për të cilin kishin masën e sigurisë. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Mësohet se edhe në Vlorë ka patur urdhër arreste për ekzekutim por nuk janë konkretizuar.

Policia e Vlorës dhe FNSH përgjatë mbrëmjes kanë kryer kontrolle në territor teksa pjesë e kontrolleve edhe dy banesa të ndodhura përgjatë rrugës Transballkanike. Në brendësi të banesave nga kontrollet nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Nuk dihet ende se kujt i përkasin këto urdhër arreste, sepse informacioni për momentin po mbahet i fshehtë. Dyshohet se në Vlorë aksioni mund të jetë edhe dekonspiruar ku personat, të cilët kanë qenë pjesë e hetimeve, arrestimeve mund të jenë lajmëruar edhe më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME