Categories Politike

Aktet e Presidentit Meta janë Rilindja e Vërtet dhe Atdhetare

Një nga synimet e Rilindjes tonë Kombëtare ishte krijimi i shtetit Kombëtar Shqipëtar ashtu sikurse gjithë popujt e Europës. Në këtë kontekst e kam menduar dhe analizuar shpesh këto kohë se cili është kuptimi i Rilindjes që na është proklamuar gjatë nja dekade prej KM Rama, por kam konststuar me keqardhje se “Rilindja” e tij nuk ka të bëj aspak me idetë e mëdha kombëtare të Sami Frashërit, Hasan Tasinit, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit, të cilët e nxorrën në dritën e qytetërimit dhe i dhanë një frymë të re kombit Shqiptar.
Vet socialistët e kanë kuptuar këtë, pasi qeverisja e sotme është një oligarki jo vetëm në dëm të interesave të tyre, por edhe në krijimin e kornizës që Shqipëria duhet të ketë për tu përfshirë në Bashkimin Europian.
Vet fakti që në krye të institucioneve përfshihen njerëz pa identitet, të inkriminuar dhe të korruptuar, që nuk kanë të bëjnë fare me socialistët, dëshmojnë qartë për degradimin e shoqërisë shqiptare dhe krijimin e një plage të re për fatin dramatik të popullit tonë.
Kjo papërgjegjëshmëri historike tashmë duhet të marr dënimin e vet në zgjedhjet e reja parlamentare pasi kllouni politik Edi Rama ka dal nga binarët institucional të shtetit Shqiptar dhe ka përdhosur çdo vlerë që rilindja duhej të inspironte duke bërë të rilindin në gjirin e saj fenomenet negative dhe kriminale të tranzicionit që nuk po mbaron kurrë! Arsyet e mësipërme më bëjnë të shoh se koncepti dhe aksioni politik i Presidentit të Republikës përkon me situatën aktuale të Shqipërisë e cila lidhet ngushtë me situatën e sotme të integrimit të Shqiptarëve në Europë.
Është ky vizion i presidentit tonë të nderuar i cili me vendosmërinë dhe këmbënguljen e tij si burrështetas kërkon që vendi ynë të sundohet nga ligji, e drejta dhe dinjiteti, duke shmangur pseudoatdhetarët dhe oligarkët që po e gryejnë nga brenda shoqërinë shqiptare.

Vlersimi dhe respektimi që Presidenti po u bën figurave kombëtare dhe luftës antifashiste është Zëri më i fuqishëm që tregon se Ilir Meta është një rilindas i vërtet të cilin po e dëgjojnë çdo ditë e më tepër Shqiptarët dhe Ndërkombëtarët. Nga Flamur Çelaj LSI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME