Categories Lajme

Aktori i famshëm francez me shtetësi ruse “injoron” Macron: Në Shqipëri njoh një njeri për së mbari, Edi Ramën

Gerard Depardieu, aktori i famshëm francez, por me shtetësi ruse prej 2013, ka shprehur edhe njëherë konsideratat për kryeministrin Edi Rama por edhe kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti. Në një intervistë për të përjavshmen ‘Le Point’, ai shmangu komentet për Macron, kritik i tij që kur garonte për President, duke e zhvendosur diskutimin në Ballkan, rajon të cilin e përshkruan si vend fantastik. Teksa tregon se Macron e telefonoi gjatë një vizite në Shqipëri, ai shton se në këtë shtet njeh një njeri për së mbari si Edi Rama që i pëlqen shumë si njeri dhe piktor.

Pjesë nga Intervista

-A e njihni Macron-in?

Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, qe kishte bërë edhe burg.
Ballkani po, është vend fantastik…
Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.

– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…

Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…

Gérard Depardieu, i cili fitoi shtetësinë ruse në 2013, u përfshi në polemika me qeverinë e asaj kohe për shkak të vendimit të tij për t’u vendosur në Belgjikë për arsye taksash.

Depardieu ishte ndër milionerët që u largua nga Franca pas hyrjes në fuqi më 1 janar 2013 taksës 70 përqind për këdo që fitonte mbi 1 milion euro në vit.

Veprimi i tij nga shumë u kritikua, por po shumë të tjerë e mirëkuptuan atë dhe e quajnë të pajustifikuar akuzën e ngritur kundër tij “për tradhëti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME