Categories Lajme

Aktori Mehdi Malkaj ngjitet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar

Vazhdojnë ngujimin 24 orë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar aktivistë, artistë edhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Organizatorët e protestës një vit pasi artistët janë zhvendosur në skenën e ArTurbinës kanë ndërmarrë iniciativën e radhës, që është një Festival Teatror në Teatër. Ndërsa, vullnetarët kanë nisur punën për pastrimin e sallës “Kadri Roshi”, ku do të ngjitet shfaqja e parë “Marr guximin”, në të cilën luan aktori Mehdi Malkaj. Aktorët Robert Budina edhe Neritan Liçaj rrëfejnë hapat që do të ndjekin kundër shembjes.

“Ne do të nisim festivalin teatror, në të cilin do të vihen çdo mbrëmje shfaqje të ndryshme, por do të ketë edhe rryma të tjera të artit. Ka nisur që të vijë era teatër. Për këtë kundërpërgjigja jonë kundër këtij sulmi të pastër që na është bërë ne i kundërpërgjigjemi me art, sikundër bëjnë artistët në çdo vend të botës”, thotë Budina.

Ndërsa, dëshirën e artistëve për një teatër të ri Neritan Liçaj e komenton kështu: “Edhe unë dua teatër të ri. Të gjithë duam teatër të ri. Vij unë i pari kontribuoj me tulla edhe llaç, që të bëhet një teatër i ri”, thotë ai.

Për protestat 24 orëshe Liçaj shprehet se më shumë varet nga forcat e rendit, sesa nga ata. Pasi artistët janë të vendosur, që mos të lejojnë shembjen e godinës.

“Nuk varet nga ne sa do të zgjasë. Ne do të jemi këtu derisa të zgjidhet kjo poshtërsi që u bë këtu. Ne do jemi këtu, siç kemi bërë në një vit e gjysmë. Ndryshe ky teatër është i rrezikuar gjatë gjithë kohës”, thotë Liçaj, teksa shton se qeveria pret, që artistët të humbasin durimin, por ne e kemi treguar se nuk e humbasim durimin edhe nuk stepemi, por çdo gjë që ata që bëjnë është në dëm të tyre”, vijon ai.

Artistët prej një viti e gjysmë vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndërsa, prej 8 ditësh, janë ngujuar për ta ruajtur atë nga çdo rrezik shembjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME