Categories Lajme, Showbiz

Aktorja Roza Anagnosti në lot: Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë

Me zë të emocionuar, në lot, artistja e madhe, aktorja Roza Anagnosti nuk ka mundur të mos e shfaqë trishtimin për atë që po ndodh tek Teatri. Nuk ka pritur as një pyetje nga gazetarja Fatmira Nikolli teksa ka shprehur zemërimin e saj ashtu siç vetëm një artiste e kalibrit të saj mund ta shprehë.

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar.

Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo. Aktorja e madhe e ka quajtur të turpshme atë po ndodh dhe i ka bërë thirrje policisë të lirojë kolegët dhe të mos i prekë gazetarët.

Unë nuk kam gjë për të fshehur e kam thënë të sinqertë. Asnjëherë nuk kam qenë hipokrite dhe nuk kam qenë për konflikt. Kam qenë për mirëkuptim, për ulje dhe për bisedë. Më trishton të shoh qytetarët e mi që në fund të fundit kanë të drejtën e tyre. Nuk mund të bëhet kjo gjë, është e turpshme, e padrejtë dhe kolegët e mi t’i lirojnë sa më shpejtë. Duhet respektuar ndjeshmëria e gjithsecilit. Policia ju lutem shumë, kanë bashkatdhetarët e tyre, duhen mirëkuptuar, nuk duhet bërë kjo. Nuk e justifikoj dot, natën, në kohë pandemie…Gjërat duhet të bëhen të hapura, me argumente, në respektim të gjithsecilit. Në mëngjes i kam parë. Nuk ma mori mendja Fatmira. Konflikti brenda vetes kjo më dëshpëron akoma më tepër. Duhet respektuar gjithsecili, as gazetarët nuk duhen prekur. Kanë detyrën e tyre. Në qoftë se jemi në demokraci nuk duhet të dhunohen njerëzit. Zoti i ruajtë dhe duhet me u lut për këta njerëz që bëjnë veprime të tilla”, tha artistja e njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME