Categories Lajme

Ambasadorët reagojnë pasi Rama mbaron punët e tij dhe thonë: Ruani qetësinë!

Nuk ka më qetësi këtu në këtë vend ku mafia drejton, mafia dikton prishjen e Teatrit Kombëtar për interesa kulla biznesi, nuk ka më asnjë qetësi zoti ambasador, ndaj merr atë pagë dhe dieta apo edhe diçka tjetër nëse të jep Rilindja! Dhe hesht! Populli nuk duron më, pret vetëm opozitën të jap sinjalin me maska apo pa maska të largojë qeverinë e krimit dhe drogës Nuk kishte si të mungonte edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili sa herë Rama mbaron punët e Rilindjes në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës, reagon duke thënë se kjo u bë tani, por ruani qetësinë!

“U bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”,- shkruan ambasadori Soreca. Kështu bën me çdo akt kriminal dhe korruptiv të kryeministrit dhe qeverisë së tij, kështu vepruan edhe me reformën në drejtësi, kështu me mega-aferat korruptive dhe të njëjtën gjë po bën edhe tani. E nga ana tjetër e furnizon me euro nga Brukseli që të vjedhë edhe me shumë Rilindjen. Ndaj më mirë mos flisni zoti Ambasador, pasi vetëm sa bën qytetarët të të shajnë në rrjete sociale apo protesta.

Ja se ç’shkroi sot në “Twitter”, ambasadori: “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, deklaron zyra e BE. Pra tani të ruajmë qetësinë!-sipas ambasadorit. Prit kur të dalin edhe ndonjë ambasador tjetër që ka hallin e punëve dhe interesave të shtetit të tij apo saj dhe të na thonë se “ktheni shpinën dhe le tju rrahi e godasi Rama, por ruani qetësinë!”.

Nuk ka më qetësi këtu në këtë vend ku mafia drejton. Mafia dikton prishjen e Teatrit Kombëtar për interesa kulla biznesi, nuk ka më asnjë qetësi zoti ambasador, ndaj merr atë pagë dhe dieta, apo edhe diçka tjetër nëse të jep Rilindja! Dhe hesht! Populli nuk duron më, pret vetëm opozitën të japë sinjalin me maska apo pa maska të largojë qeverinë e krimit dhe të drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME