Categories Lajme

AKU 27 kontrolle, masa administrative dhe gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze për të monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga Operatorët e Biznesit Ushqimor, në funksion të garantimit të Sigurisë Ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.Nga Drejtoria Rajonale Tiranë, gjatë ditës së premte u kryen 27 kontrolle zyrtare në stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve), u vendosën 10 masa administrative “Paralajmërim”, si dhe një masë administrative “Gjobë” me vlerë totale 200.000 lekë, si dhe masa administrative “Bllokim produkti” për 15.8 tonë produkt “farë gruri” e konstatuar e pasigurt. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore për të parandaluar çdo praktikë abuzive në dëm të shëndetit konsumatorëve, ndaj ju bën thirrje dhe nxit çdo formë bashkëpunimi me konsumatorët në kontaktet e vëna në dispozicion, në qëllim të sfidës së përbashkët, atë të sigurisë ushqimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME