Categories Lajme

Vodhën soba e televizorë dhe hapën pikë për t’i shitur në Korçë, dy në pranga, një në kërkim

Dy persona janë arrestuar, një ndiqet në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhjen e disa banesave. Ata akuzon se kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake në disa banesa.

Gjithashtu është vendosur masa e sekuestros preventive për pikën e shitjes, në të cilën këta persona tregtonin sendet e vjedhura, një pjesë e të cilave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit janë; K.I. 28 vjeç, i dënuar me parë disa herë për vjedhje dhe K.S. 26 vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj; A.K. 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim T.L. 34 vjeç, banues në Korçë, i dënuar me parë disa herë për vjedhje.

Grabitjet për të cilat akuzohen;
Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME