Categories Lajme

Akuzat/ U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, sot del para Gjykatës Redjan Rraja

Redjan Rraja i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja del sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë.

Rraja akuzohet për ‘vrasjen e funksionarëve publik’ ‘ armëmbajtje pa leje si dhe vrasje e mbetur në tentativë’.

I afërmi i deputetit socialist Rrahman Raja, është i arrestuari i vetëm derimë tani për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, dhe Rrumit, që u krye të premten e kaluar në Shkozet të Durrësit.

34-vjeçari u arrestua teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Murriqanit. Deri në momentet që flasim Rraja nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen, pavarësisht se policia pretendon se ka prova shkencore që vërtetojnë implikimin e tij.

Dyshimet janë që në një nga maskat e gjetura në makinën e autorëve, të ketë pasur gjurmë ADN-je të Rrajës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME