Categories Lajme

Akuzohen se abuzuan me dy vajza, gjykata e Beratit liron dy të rinjtë. S’ka prova!

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka ndryshuar sot masat e sigurisë për Andon Shosharin, 20 vjeç dhe Ardit Nanon, 33 vjeç, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me dy vajza, 16 dhe 19 vjeçe.

Asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar që në momentin e parë të arrestimit akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar edhe sot në sallën e gjyqit se vajzat kanë gënjyer. Pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Ardiola Çela ka dhënë për dy djemtë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndryshimi i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor. Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qenë të pafajshëm. Edhe në daljet e mëparshme për mediat, duke kërkuar drejtësi, ata janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për t’i denoncuar nga familja e të fejuarit të një prej adoleshenteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME