Categories Lajme

Akuzohet për blerje votash, Parlamenti Europian miraton me 290 vota amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

Amendamenti grek për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, është miratuar sot nga Parlamenti Evropian me 290 vota pro.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në raportin mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve grekë.

Amendamenti u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë. Manolis Kefalogiannis, Nikos Papandreu, Giorgos Kyrtsos dhe Emmanuel Fragos bënë ndërhyrje specifike në favor të tij. Ndërkohë, nisma e Eurogrupit të së Majtës drejtohej nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kouloglou. Gjithashtu, në seancën plenare, relatorja e raportit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetja portugeze Isabel Santos, e cila u kërkoi kolegëve grekë që të respektojnë vendimin e organeve shqiptare të drejtësisë. Ajo gjithashtu u shprehu atyre garancinë se institucionet europiane do të monitorojnë ecurinë e procesit të gjykimit të Belerit.

“Dëshiroj të përsëris shqetësimet e shprehura nga disa kolegë në lidhje me kryebashkiakun Beleri. Është një rast që po ndiqet nga organet gjyqësore të Shqipërisë dhe ne, me respektimin më të rreptë të ndarjes së pushteteve, duhet të respektojmë ato që janë vendimet e gjykatave. Megjithatë, këtu i lë garancinë time personale të gjithë kolegëve nga të gjitha grupet parlamentare se personalisht do të monitoroj zhvillimin e këtij rasti dhe do të siguroj që parimet e shtetit ligjor të respektohen me përpikëri”, tha Santos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME