Categories Lajme

E reja shtatzënë kërkon të lindë fëmijën në maternitet dhe më pas ta braktisë: Më ka lënë partneri

Një 23-vjeçare është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të linde foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion. Nga informacionet paraprake, gruaja e re ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë dhe në kushtet ku ishte e vetme dhe në pamundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj.

Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit dhe një grup i gatshëm ka shoqëruar gruan e re në komisariat për të marrë dëshminë e saj.

Deri më tani nuk dihet nëse gruaja e re ishte banore e Durrësit, apo kishte ardhur nga ndonjë qytet tjetër.
Pavarësisht insistimit të News24 për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje, nga materniteti i qytetit nuk u dha asnjë përgjigje konkrete lidhur me rastin në fjalë. Braktisja e fëmijëve është një fenomen i njohur.

Kujtojmë këtu se rreth një muaj më parë, 22-vjeçarja Denada Sula, braktisi foshnjën e saj pranë koshit të mbeturinave në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit. Foshnja kishte qëndruar për disa orë aty derisa u gjet nga një qytetar i rastësishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME