Categories Lajme

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, Elmir Tufa mbërrin në Gjykatën e Fierit

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastrati në muajin shkurt të 2021.

Elmir Tufa ka qenë në kërkim prej më shumë se dy vitesh për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Lokalizimi”. Gjykata e Fierit kishte caktuar atij masën “arrest me burg”, ndërsa në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja, i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-Krujë në prill të vitit 2021.

Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në hyrje te qytetit brenda makinës së tij.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip “Range Rover”, nga edhe ku e qëlluan.

Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në bypassin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip “Range Rover”. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi i Kastratit.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

Tufa dyshohet se bashkëpunoi edhe me tre persona të tjerë.

Albert Zaja u arrestua në mars të 2021-shit në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ende në kërkim janë Elson Xhecuka, 29 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 41 vjeç, banues në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME