Categories Lajme

Akuzohet se kreu marrëdhënie me 11-vjeçaren në Lushnjë, çudit avokatja: E ka marrë në shtëpi për qëllime serioze

Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën “A rrest me b urg” për Fisnik Halilin djalin 19-vjeçar nga Cërriku i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie s eksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjes.

Avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta , tha vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në fjalën e saj ajo tha se gjykata nuk kishte asnjë provë në lidhje me denoncimin e kryer, por pohoi se ai e ka marrë në shtëpinë e tij për qëllime serioze. Sipas saj vajza nuk i ka treguar se është e mitur.

‘Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai thotë se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur.’- tha avokatja.

Ndërkohë që pritet të dalë dhe ekspertiza mjeko-ligjore për më tepër për t’u paraqitur si element për shqyrtimin e akteve të sjellë nga mbrojtja. Ngjarja e rëndë u de noncua një ditë më parë, ku dyshohet se një 19-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME