Categories Lajme

Rama jep lajmin: Nga 1 Janari paga minimale bëhet 32 mijë lekë të reja

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

“Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-të kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

Replikat Komentuesi 2: Nëse 1 litër vaj i zakonshëm ushqimor ka qenë 140 lekë para dy vitesh dhe tani kushton 240 lekë, ndryshimi në taksimin e pagave nuk sjell asnjë progres në lidhje me inflamacionin. Me rritjen e çmimeve prej 100% deri ne 300% duhet sot një rritje pagash prej të pakten 50% dhe jo nesër .Shteti duhet të vendos tavan çmimesh , ai ishte dhe duhet të jetë i vetmi rregullator i mirëqenies së popullit të vet , nëse nuk është shteti kush duhet të jetë? I mëshoni ligjërisht se paga minimale është 30.000 lekë, por banakieret, kamarieret, shitësit ,punonjësit e fasonerive etj paguhen nga 15.000 lek – 25.000 lek .

Edi Rama: Duhet të kthejmë komunizmin që të vëmë tavanin dhe çmimet nuk ngrihen asnjëherë nga tregu jashtë logjikës së fuqisë blerëse, prandaj duhet riparë arsyetimi që bën. Ndërkohë ata që abuzohen nga punëdhënësit dhe nuk denoncojnë, nuk kemi si i ndihmojmë realisht, por ama librat e shtetit tregojnë se abuzimet nuk janë rregulli, po përjashtim nga rregulli.

Komentuesi 3: Kët taksë po e ul për vete o ti njeri se për popullin e ke myt fare.

Edi Rama: Cilin popull kam “myt fare”, se 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa ç’paguanin deri në 2013 dhe biznesi vogel paguan zero taksë mbi fitimin!

Komentuesi 4: Tallje Me popullin rrogat Më e vogël duhet të jetë 250 Euro 8 orarsh jo 130 Euro o Edooo firmat Me pronarë të huaj si rrobaqepsi firme këpucësh duhet të jenë rrogat 400 Euro minimum, se në Itali ato paguajne për një njeri 1500 minimale O Edoooo.

Edi Rama: Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-të kot, po përqëndrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale në Shqipëri ështe 30 mije lek TË REJA dhe nga 1 janari bëhet 32 mije lek TË REJA – këmbimin me euro bëje vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor, e hënë 27 maj 2024

Dashi Java do të nisë mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Kufitare, Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese

Policia Kufitare, Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama nga Milano: Do të përfitojnë 421 mijë qytetarë shqiptarë!

Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano është ndalur tek…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi një pasagjeri orën me vlerë 20 mijë euro, arrestohet punonjësi i aeroportit të Rinasit

Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të BBV: Ia dedikoj grave…!

Aktorja Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit Big Brother Albania VIP 3, duke e…

LEXO ME SHUME