Categories Lajme

Akuzohet se plagosi dy persona në Pazarin e Korçës, lihet në burg 36-vjeçari

36 vjeçari J. M., i cili akuzohet se plagosi me sëpatë tre ditë më parë në Pazarin e Korçës një grua 52 vjeçe dhe një 60 vjeçar është lënë në burg nga gjykata e Korçës.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për shtetasin J.M., kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Avokati mbrojtjes i caktuar kryesisht kërkoi si masë sigurimi atë të shtrimit të detyruar në spital, por kërkesa u rrëzua nga gjykata për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërtetonte problemet me shëndetin mendor të 36 vjeçarit.

Deklarimet e J.M., në gjykatë ishin produkt i halucinacioneve, sipas avokatit mbrojtës. Ai pretendonte se dy personat që plagosi do e helmonin dhe e përndiqnin për shkak të një pasurie të madhe që i kishte lënë gjyshi.

36 vjeçari, për shkak të fovisë nga helmimi, kishte 10 ditë pa ngrënë ushqim. Dyshohet se J.M., ishte përdorues i hershëm i drogës dhe prej dy vitesh nuk merrte mjekim as për varësinë nga droga, as për problemet me shëndetin mendor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME