Categories Lajme

Akuzohet se shoqëroi Ervis Martinajn, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e Jeton Lamit

Është zbardhur për herë të parë vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në burg të Jeton Lamit, ish agjentit të Forcave Operacionale i cili ka shërbyer si truprojë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në pretendimet e tij në rekursin e bërë, ndaj vendimit të Apelit për ta lënë në burg, Jeton Lami shprehej se masa e sigurisë arrest me burg i rrezikonte jetën për shkak të profesionit të tij dhe kërkonte një masë më të butë sigurie duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase shtrënguese si ajo e “Arrestit ne burg”.

Në rekursin e bërë, thuhet se Jeton Lami nuk ka dënime të tjera dhe nuk ka arsye për t’u larguar nga vendi apo për të penguar marrjen e provave. Në përfundim kërkohet caktimi i masës së sigurisë ‘Arrest shtepie’ apo detyrim paraqitje.

Nga ana tjetër, në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se nuk ekzistojnë rrethanat në të cilat Jeton Lami të mund të bëjë rekurs të vendimit të marrë në 7 shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME