Categories Lajme

Akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës!

Një 23-vjeçar i cili dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale ka rënë në prangat e policisë.

Ergys Arrnjeti u arrestua në fshatin Barbullush, Vau i Dejës.

Ndaj tij, Gjykata në L’Aquila ka caktuar me një vendim të vitit 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

I riu pritet të ekstadohet drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME