Categories Lajme

Alarm, në 2 dekada Shqipëria zhduki 40% të pyjeve

Shfrytëzimi informal, pa kriter, pa politika të mirëfillta, vjedhja sistematike, prerja e paligjshme e drurëve, kanë bërë që fondi pyjor i Shqipërisë të pakësohet me 40% vetëm 20 vitet e fundit, duke e bërë vendin tonë të renditet i fundit në rajon e në Evropë në këtë aspekt.
Fondi pyjor kombëtar është pakësuar me rreth 1.5 milionë metra kub dru në vit, për një total prej rreth 30 milionë kubësh në 20 vitet e fundit.

Shifra më alarmuese vërehen te pakësimi drastik i pyjeve të virgjër: Sipërfaqja e tyre është pakësuar me 85%, e thënë në numra, nga 75 mijë Ha që ishte në vitin 1997, sot është reduktuar në 11 mijë Ha.

Të dhënat alarmante vijnë përmes një analize të Ministrisë së Mjedisit, e bërë publike në Dokumentin për Politikat e Pyjeve në Shqipëri dhe kanë të bëjnë me volumin e fondit pyjor.

Ndërsa sipërfaqja e pyjeve mbetet pak a shumë e pandryshuar, vetëm për periudhën 2016-2017, volumi i pemëve është pakësuar me 32%, duke rezultuar aktualisht më pak se 55 milionë metra kub.

Ky pakësim drastik i volumit të pyjeve na rendit të fundit në Evropë e Rajon po t’i referohemi volumit mesatar të drurëve për hektar. Ndërsa as nuk afrohemi dot me vende si Sllovenia, Rumania, Kroacia, apo Bosnja ku volumi i pyjeve arrin deri 346 metra kub për hektar, jemi shumë prapa edhe një vendi të vogël si Mali i Zi.

Ndërsa kemi thuajse të njëjtën sipërfaqe pyjore me këtë vend, për sa i përket vëllimit, nuk arrijmë as sa gjysma e fondit të tij, duke qenë se ky tregues në Shqipëri është vetëm 66 metra kub dru për hektar./scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME