Categories Lajme

Alarm në Prevezë, peshku helmues rishfaqet në ujërat greke

Është rishfaqur në ujërat greke në Preveza një peshk i rrezikshëm, i quajtur peshk luan. Ekspertët thonë se peshk luani është një lloj peshku helmues.

Çfarë është peshku luan dhe sa i rrezikshëm është?

Peshku luan është një specie endemike e Oqeanit Indian, që gjendet në ujërat e Detit të Kuq në Afrikën e Jugut dhe Indonezi .

Peshku ka vija të kuqe, të bardha dhe të zeza dhe arrin një gjatësi prej 35 cm, ndërsa trupi i tij është i mbushur me gjemba të mëdhenj dhe të mprehtë.

Jeton pranë brigjeve, në thellësi deri në 80 metra . Gjendet në shtretërit e detit me nënshtresa ranore ose korale. Kryesisht është një organizëm nate. Ushqehet me peshq të vegjël. Përdoret gjerësisht si një specie dekorative në akuariume me ujë deti. Në vendin ku është endemik është i ngrënshëm.

Peshku luan është një specie e huaj në Mesdhe dhe quhet migrant Lessepsian. Hyri në Mesdhe nëpërmjet Kanalit të Suezit.

Regjistrimi i parë i kësaj specieje u bë në 1991 në Detin Levantine. Në tre vitet e fundit , frekuenca e këtij lloji është rritur në mënyrë dramatike në pjesë të ndryshme të Mesdheut Lindor, fakt që tregon se rreth 20 vjet pas regjistrimit të parë në Mesdhe , kjo specie aliene kohët e fundit ka gjetur kushte të favorshme mjedisore për përhapjen e saj .

Ekspertët thonë se kur peshk luani shqetësohet nga zhytësit bëhet shumë agresiv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME