Categories Lajme

Alârm për tritôl në Vlorë, cilat janë dyshimet e para

Alarm për tritol mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen “Kushtrimi” pranë Paraburgimit. Rreth orës 12.30 komisariati i Vlorës u lajmërua për një pako të dyshimtë e gjetur në pjesën e pasme të një automjeti. Menjëherë është rrethuar zona dhe janë bërë verifikimet përkatëse. Nga verifikimi i policisë, në makinën tip BMW X3 në pronësi të një shtetasje nga Vlora është gjetur një pako e dyshuar si lëndë eksplozive.

Burime nga specialistët thonë se pakua me lëndë plasëse nuk ka qenë aktive. Po nga specialiste makina është lëvizur për tu vendosur pranë ambienteve të komisariatit. Nga policia bëhet me dije se po priten xhenierët për lëvizjen e pakos. Paraprakisht pako nuk është me telekomandë.

Makina në kohën e vendosjes së eksplozivit ka qenë e parkuar në rrugën hyrëse të qytetit, pranë ambienteve të paraburgimit. Nga policia është duke u punuar mbi gjetjen e personave që kanë vendosur lëndën plasëse. Janë sekuestruar pamjet filmike dhe është marr dëshmia e drejtueses së automjetit. Ende asnjë informacion zyrtar nga policia. Faxweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME