Categories Lajme

Bypass-i i Vlorës/ Në ritmin e duhur, shkurtin e ardhshëm përfundojnë punimet

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Vlorës, një investim i cili lehtëson qarkullimin e automjeteve kryesisht gjatë sezonit turistik, duke bërë më të aksesueshëm bregdetin e jugut po vijojnë me ritme të kënaqshme. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjero bëri të ditur në një intervistë në media, se po punohet me ritme të shpejta.

“U kemi dhënë zgjidhje dy problematikave që pengonin rimet e punimeve në këtë bypass, që lidhen me zgjidhjet teknike që ofronte terreni dhe shpronësimet e banorëve të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentet e pronësisë“, tha Verdho. Verdho bëri të ditur se “jemi në ritmin e duhur dhe në shkurt të vitit 2021 ky bypass do të jetë i përfunduar”.

Ndërkohë, gjatë javës së shkuar ka nisur edhe asfaltimi në një pjesë të mirë të rrugës. Projekti i bypass-it të Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME