Categories Lajme

Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Në ambientet e kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë.  Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata 6 milion dollarëshe e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit. Peleshi theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të digjitalizimit.

Ai bëri me dije se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të përdoren fillimisht për një periudhë 3-vjeçare.

Peleshi: Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLlogic SHBA.

Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale, për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e informacionit gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses prioritar  të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës të SateLlogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me Space X.

Satelitët do të quhen Albania 1 dhe Albania 2. Kjo do t’i mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Nuk e fillojmë nga zero. Është bërë një punë shumë e madhe deri tani. Kemi një agjenci e cila do të jetë e përfshirë në menaxhimin e imazheve për të gjitha institucionet që do të kenë nevojë. Pranë ministrisë së Mbrojtjes do të fillojë punë qendra e inovacionit ku do të ketë kërkim shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Padyshim edhe në kuadrin e projektit tonë të ri të qendrës së informacionit shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar. Shqipëria jonë digjitale po hyn në një fazë.

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për ndërtimet pa leje teksa prezantonin shërbimit satelitor në Shqipëri.

Rama tha se satelitët do të jenë një kontrollues i ndërtimeva pa leje, “që nuk ka as kushëri as parti”.

“Debati natyrisht i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq dhe karakteristikën e debateve në përgjithsi kur argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urretja dhe gjakimi i një lufte politike. Është një debat që niset nga një pyetje në dukje e thjeshtë, por si ka mundësi që ju i patë vetëm tani, po ku i kishit sytë ju. Edhe në pikën ku mua vetë më drejtohet si nuk e pe ti, këtë kullë dhe atë pallat.

Dhe ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhet me konkretësinë e grehinave të larta nëpër qytet dhe qytete, por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët dhe interesin publik dhe korrupsionin.

Sa raste kemi dëgjuar që për një avlli për një cati ky zinxhir ka funksinuar. Më thoni një rast të një biznesmeni të madh dhe një abuzueesi të madh që ka përfunduar para gjykatës me një akuzë të ngritë nga prokurorët. I kanë munguar prokurorisë rastet, normal që jo. Policisë së Shtetit mund ti vemë mbi supe kritika sa të duam dhe të drejta, mund ti kërkojmë sa të duam me të drejtë, por nëse prokuroritë dhe gjykata në këto vite, do të ishin përgjigjur policisë për të gjitha rastet do kishim rezultate shumë më domethënëse në raport me rezultat domethënëse, por jo spektakulare.

Nuk është detyra ime të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar ti ndjekim këto procese. Por është e pamundur që të mbetemi pre e boshllëqeve të proceseve.  Që për të funkisonuar si një makineri duan kohën e tyre. Atëhere për ata që na kanë përqeshur për saltelitët.Satelitet do jenë  përgjigja për ndërtimet pa leje. Ne do të kemi një kryeinpektoriat në qiell, icili nuk ka parti dhe kushëri. Por ka një sy që i sheh të gjitha” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME