Categories Lajme

AlbControl, shkon në 26 numri kontrollorëve të shoqëruar, mes tyre një grua

Shkon 26 numri i kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini. Numri i të shoqëruarve pritet të jetë më i lartë gjatë orëve në vijim.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim. Identifikohen disa prej kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës, në lidhje me grevën e Albcontrol që çoi në pezullimin e punës në aeroportin e Rinasit.

Raportohet se në polici janë shoqëruar 26 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë. Shkak është bërë protesta e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

62-vjeçari skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME