Categories Lajme

Alda Klosi pyetet në burg pas arrestimit: Rozeta Dobi më vodhi 120 mijë euro, paratë e tjera nuk janë të miat

Të enjten e 16 shkurtit, oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 në Ali Demi për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit, ish zyrtarja e Kryeministrisë, e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ish zyrtarja e lartë  e kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.

Burimet thanë se ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.

Por, ndërkohë është pastruesja e cila rrëfen se paratë janë të ish zyrtares së lartë dhe se ja la ti ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish burrin e saj me të cilin kishte përplasje.

Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.

Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes, ndërsa ish zyrtarja Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME