Categories Lajme

Me tub gazi në gojë, gjendet i vdekur brenda “shtëpisë së barit” një shqiptar në Spanjë

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një plantacioni mariuhane në Mont-Roig del Campn Baix Camp, në Spanjë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave policia vendase beson se viktima ishte një nga kopshtarët e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e bimëve narkotike.

Ai u gjet i vdekur me një tub gazi të lidhur me gojën e tij dhe i rrethuar nga një pellg gjaku. Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja të dukshme dhune, policia po e trajton ngjarjen si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.

Policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, një urbanizim pranë Mont-roig del Camp. Banorët e zonës panë agjentë të Mossos d’Esquadra, ambulanca të Sistemit të Emergjencave Mjekësore ( SEM ) dhe zjarrfikësit, të cilët u vendosën në rrugën Secalló gjatë gjithë pasdites.Mariuana që ishte brenda shtëpisë ishte prerë tashmë dhe policia gjeti mbetjet e bimëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME