Categories Lajme

Aleatët shmangin Metën/ Mediu: Dialog urgjent opozitë-mazhorancë me ndërmjetësim nga ndërkombëtarët

Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu i është rikthyer dialogut opozitë-mazhorancë, si e vetmja zgjidhje për zgjidhjen e krizës, por ndryshe nga më herët, si negociator nuk kërkojnë presidentin Ilir Meta, por ndërkombëtarët. I ftuar në studion e Report Tv, Mediu tha se kjo krizë, e cila ka “pushtuar” vendin prej muajsh, mund të zgjidhet vetëm me anë të një dialogu, teksa ka theksuar se në një situatë të tillë, duhet lënë me një anë këmbëngulja për kushtin “Rama Ik”.

“Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. “Rama ik” patjetër, sepse është simbol i së keqes. E lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen. Kemi nevojë për partnerët ndërkombëtar, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë pikëpamje, Komisioni Europian,  SHBA dhe OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s’e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën”, tha Mediu në Report Tv.

Mediu ka vënë theksin tek një dialog institucional, jo “kokë më kokë” Rama-Basha, siç ka ndodhur më 17 maj 2017 dhe për më tepër përpara se palët të ulen në një tryezë duhet të jenë të parashtruara çështjet për të cilat diskutohet.

“Ky dialog duhet të kushtëzojë çështjet që do diskutojmë, jo individë. Ne do ulemi me Ramën, jo si kryeministër se ka dalë nga zgjedhje të vjedhura, por me këdo që mazhoranca do të zgjedhë. Ajo që për mua duhet të ndodhë është diskutim institucional, edhe në 17 maj ishte një tryezë institucionale, pastaj u kalua në një tryezë Ramë-Bashën. Prandaj ka nevojë për një garantorë. Nuk kam dëshirë të vë theksin se kush është individi që do e përfaqësoj, por se çfarë do të diskutohen. Po të jem si Basha, e kam më të lehtë që të diskutojë me atë që merr vendimin, jo sekserin e tij, se sekseri ka interesat e tij. Mendoj për një dialog institucional”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME